MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në Konferencën për promovimin dialogut ndëretnik dhe tolerancës përmes edukimit

14 Dhjetor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në Konferencën për promovimin dialogut ndëretnik dhe tolerancës përmes edukimit me temë “Mësimet e nxjerra dhe drejtimet e ardhshme”, të organizuar nga OSBE në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Bajrami ka theksuar rëndësinë e organizimit të kësaj konference për promovimin  e diversitetit e të dialogut ndëretnik dhe theksoi se kjo është edhe qasje e MASHT, që të  bëjmë promovimin e politikave të përfshirjes së të gjitha komuniteteve në një arsim cilësor, ku secili ka mundësi të edukohet në gjuhën e vet, të ruaj dhe mbrojë identitetin e vet, të promovojë kulturën e vet dhe se një mundësi ofrohet në të gjitha nivelet e arsimit. 

Ministri Bajrami tha se, MASHT është e përkushtuar për gjithëpërfshirje duke filluar nga niveli parashkollor,  ndërsa theksoi se një kujdes  të veçantë  do ti kushtohet vetëdijesimit të fëmijëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian (RAE), 

Ministri Bajrami, po ashtu përkujtoi se janë ndarë edhe bursa për nxënës të këtij komuniteti si dhe janë përcaktuar edhe kuotat në 12 % për  përfshirjen  e studentëve të të gjitha komuniteteve edhe në arsimin e lartë, ku  janë përfshirë edhe studentë të komunitetit malazez dhe kroat. 

Në fund ministri Bajrami tha se, MASHT-i do të jetë një partner i fuqishëm i OSBE–së dhe se do të kërkojmë edhe ndihmën e saj që të na mbështesë në sektorin e edukimit që të promovojmë edhe më tej dialogun, koekzistencën dhe veprimin e përbashkët  ndëretnik, që të rrisim standardet, fondet dhe të tregojmë që vërtetë jemi një shoqëri e denjë dhe e merituar  për të qenë anëtare e familjes Evropiane.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.