MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në Konferencën katërt të Ambasadorëve 2016

22 Dhjetor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami, mori pjesë në ë “Konferencën e katërt të Ambasadorëve 2016 “ të Kosovës , të akredituar në vende të ndryshme të Botës, në të cilën përveç tjerash u diskutua rreth Partneritetit Strategjik Kosovë – Shqipëri në sektorë të ndryshëm e cila u mbajt në Prishtinë.

Ministri Bajrami, fillimisht theksoi rëndësinë e bashkëpunim të Kosovës dhe Shqipërisë në zhvillimin e Arsimit Parauniversitar, me ç`rast tha se tashmë kemi Abetaren dhe Kurrikulën e Përbashkët e cila po aplikohet në të dyja vendet dhe që ofron mundësit për një arsim cilësorë të bazuar në kompetenca dhe shkathtësi. Ndërsa tha se reflektimi që kemi patur në arsim për dy dekada me rezultatin e vlerësimit  PISA, ka bërë që në Kosovë tani të kemi një vetëdijesim nacional e shtetërorë për nevojën e një konsensusi kombëtarë për ndryshim në edukim. 

Në vazhdim, ministri Bajrami tha se “ nga përvoja e te dy vendeve kemi ardhur në përfundim se rruga më e mirë për ndërtimin e një arsimi cilësorë është përmes  mësimdhënësve të përgatitur profesional andaj po punojmë që të kemi një kornizë të njëjtë të trajnimit të mësimdhënësve “,  por theksoi edhe nevojën e vlerësimit të vazhdueshëm të performancës dhe llogaridhënien . 

Sa i përket teksteve shkollore, Ministri Bajrami tha se po punojmë që tekstet shkollore ( të shkencave natyrore ) ti  kemi të standardeve unike ndërkombëtare për çka jemi në kontakt me vende të ndryshme që ti kemi tekste të tilla , ndërsa për lëndët Histori, Gjeografi dhe Gjuhë amtare do ti përdorim tekstet e autorëve tanë .

Ministri Bajrami  një pjesë të fjalës ia kushtoi bashkëpunimit në fushim e Arsimit të Lartë  me rast theksoi edhe nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellët të universiteteve dhe  studentëve. 

Ndërkaq sa i përket bashkëpunimit në rrafshin e  njohjes së diplomave , ministri Bajrami tha se kjo tashmë po ndodhë, por shtoi se Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve i Kosovës  tashmë është pranuar  në Autoritetin Evropian të Kualifikimeve dhe kjo do të  mundësoi të rinjve tanë të diplomuar të jenë konkurrent të barabartë në tregun e punës.

Last modified: 29 Gusht, 2022