MASHT

Zv/ministri Berdyna në Ulqin i dorëzoi tekstet e Abetares për fatosat shqiptar në Mal të Zi

21 Gusht, 2017

Në kuadër të përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të siguruar tekste shkollore për shqiptarët në Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, Zv/ministri i Arsimit z . Agim Berdyna, në Ulqin i`a dorëzoi tekstet e Abetares për fatosat shqiptar në Mal të Zi , kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi z. Genci Numanbegu , i cili njëherit është edhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi .

Me këtë rast, z. Berdyna është shprehur se, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit , do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e arsimit shqip në Mal të Zi dhe treva tjera ku jetojnë shqiptarët jashtë kufijve administrativ të Kosovës dhe Shqipërisë  dhe se ky njëherësh është edhe obligim moral e kushtetues i dy shteteve tona.

“Ndjehem i privilegjuar që kam rastin t’ua dorëzojë tekstet e Abetares dhe uroi që nxënësit të kenë sukses në jetë,  ndërsa ne si Ministri  e Arsimit, në forma të ndryshme  do të vazhdojmë të ju mbështesim në vazhdimësi në përmbushjen e objektivave  që keni në fushën e arsimit shqip të brezave të rinj në trevat tuaja”,  tha zv/ministri Berdyna.

Ndërkaq, z. Numanbegu ka falënderuar MAShT-in për mbështetjen e vazhdueshme, për të shtuar se, shqiptarët e Malit të Zi  jo vetëm tash që do të marrin tekstin e Abetares, por mbështetja vazhdon edhe përmes ndarjes së kuotave për studentët në Universitetet Publike të Kosovës. 

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

 Tel: 038/ 213 065/ www.mashtrks-gov.net

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.