MASHT

Ka përfunduar me sukses Provimi i Maturës Shtetërore (afati i gushtit)

25 Gusht, 2017

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), i uron të gjithë maturantët në Republikën e Kosovës të cilit i janë nënshtruar provimit në afatin e gushtit, duke e vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e këtij procesi. Provimit të Maturës (afati i gushtit) i janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim.

Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues.

Të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë. Provimi ka qenë i rregullt, testet janë shpërndarë me kohë dhe nuk ka pas mungesa në asnjë qendër testimi.

Me këtë rast, KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, njëherësh bënë të ditur se, pjesa e dytë e afatit të gushtit do të mbahet më 30 gusht 2017.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.