MASHT

Telegram ngushëllimi

21 Gusht, 2017

E nderuara familje e z. Bajram Rexhepi

Me pikëllim të  thellë sot morëm lajmin për vdekjen e bashkëshortit, prindit dhe familjarit tuaj z. Rexhepi.

Z. Rexhepi ishte një burrështetas i devotshëm i çështjes kombëtare  i cili gjithë jetën ia dedikoj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës . Ndërsa si kryeministër, ministër e  kryetar komune dha kontribut të çmuar në procesin e demokratizimit , shtetndërtimit dhe afirmimit të Kosovës.

Si mik i tij i ngushtë dhe si bashkëthemelues i PDK-së , m`lejoni të them se  z. Rexhepi ishte një nga liderët me të devotshëm të saj, ndërsa mendimi i tij pragmatik dhe kritik ishte një frymëzim për të gjithë ne.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

 Me respekt,

Arsim Bajrami – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.