Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, ka mbështetur kampanjën “Thuaj Jo Qeseve Plastike”, ku i është dhuruar një çantë e ripërdorshme e punuar nga persona me nevoja të veçanta.
Ministrja Nagavci theksoi se, një veprim i vogël për secilin prej nesh, është shumë i rëndësishëm për natyrën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Ajo ftoi të gjithë qytetarët për të dhënë kontributin e tyre që të evitohet përdorimi i gjithçkaje që i bën dëm shëndetit tonë, ndërsa bëri thirrje për kujdes të shtuar në këto kohë të vështira për shëndetin tonë.
![](https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/04/170848765-180560453794204-1670864656240231863-n.jpg)
Last modified: 8 Qershor, 2022