MASHT

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

30 Gusht, 2021

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se ka ndërruar jetë profesori universitar dhe intelektuali Abdullah Karjagdiu.

Kontributi i tij për zhvilllimin e arsimit është i shumanshëm. Profesori i gjuhës dhe letërsisë angleze u kujdes për arsimimin e shumë gjeneratave dhe do të mbahet mend për profesionalizimin dhe urtësinë e tij.

Profesor Karjagdiu i la trashëgimi arsimit të lartë dhe Kosovës edhe shumë vepra universitare si autor, por edhe të tjera të rëndësishme që i përktheu për të na i lënë në dispozicion në gjuhën tonë.

Duke qenë se figura e profesor Karjagdiut lidhet ngushtë edhe me çështjen kombëtare, kjo e bën atë një nga emrat që do ta mbajë mend përgjithmonë historia e arsimit dhe ajo e Kosovës!

Në emër të MAShTI-t, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve e studentëve! Pushoftë në paqe profesor Abdullah Karjagdiu!

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.