MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E GRUPIT AVOKUES TË FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA

30 Gusht, 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur sot në takim përfaqësuesit e grupit “Hëna” i cili funksionon në kuadër të organizatës HANDIKOS dhe merret me avokimin e kërkesave të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ministrja Nagavci falënderoi përfaqësuesit e këtij grupi për prezantimin dhe angazhimin e tyre në drejtim të përmirësimit tëgjendjes për fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa i njoftoi se MASHTI ka planifikuar punësimin e 100 asistentëve për vitin 2022/23 dhe do të vazhdojë me punësimin e nga 100 asistentëve edhe në 3 vitet e ardhshme.

Ministrja foli edhe për projektin me Këshillin e Evropës, qëpritet të fillojë nga shtatori, i cili parasheh që deri në vitin 2023 të trajnojë pesëdhjetë për qind të stafit mësimdhënës, në mënyrëqë secili fëmijë me nevoja të veçanta të marrë shërbime profesionale brenda shkollës.

Nagavci po ashtu e vlerësoi të rëndësishme që nëpërmjet shërbimeve profesionale, fëmijët të arrijnë të zhvillohen dhe tëjenë sa më të pavarur në kërkesat dhe nevojat e tyre.

Ndërsa, Afërdita Gashi, përfaqësuese e grupit “Hëna” foli për sfidat me të cilat janë ballafaquar prindërit gjatë periudhës sëpandemisë, si pasojë e mungesës së asistentëve.

Grupi “Hëna” tash e 4 vite avokojnë në mënyrë aktive për të drejtat e tyre dhe grupit të cilin e përfaqësojnë. Përgjatë kësaj periudhe fëmijët e këtij grupi janë angazhuar në realizimin e një kampanje të përbashkët me Save the Children, e cila ka për qëllim avokimin për punësimin e asistentëve nëpër shkolla, me qëllim të përmbushjes së nevojave të fëmijëve me nevoja tëveçanta.

Last modified: 7 Qershor, 2022