MASHT

Zv/ministri Sahiti priti një delegacion nga Banka Gjermane për Zhvillim

7 Dhjetor, 2017

Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti ka pritur një delegacion nga Banka Gjermane për Zhvillim, të prirë nga Hille Henebry, nga të cilët ka pranuar studimin e fizibilitetit për përkrahjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional përmes kësaj banke.


Zv/ministri Sahiti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën që ka dhënë në fusha të ndryshme në Kosovë, e sidomos për arsimin, ndërsa theksoi se ndihma e Bankës Gjermane për Zhvillim përkon edhe me synimin e Ministrisë për të reformuar arsimin dhe aftësimin profesional.


Qeveria gjermane, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme në arsim, tani përmes Bankës për Zhvillim, do të mbështesë shkollat e arsimit dhe aftësimit profesional, duke iu dhënë mundësinë që të aplikojnë për grante. Kjo do të jetë një shtytje në reformimin dhe lidhjen e arsimit dhe aftësimit profesional me tregun e punës që është edhe synim i Ministrisë.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.