MASHT

ZV/MINISTRI SAHITI MORI PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE SHKENCORE ”KOSOVA 20 VJET LIRI DHE PËRPJEKJE “

11 Qershor, 2019

Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare shkencore “Kosova 20 vjet liri dhe përpjekje”, të organizuar nga Fakulteti Filozofik i Universitetit “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik në Prishtinë, ku po marrin pjesë edhe punonjës shkencorë e intelektualë nga të gjitha viset shqiptare, si dhe vende të ndryshme të botës.

Me këtë rast, zv/ministri Sahiti, në emër të ministrit Bytyqi i përshëndeti punimet e kësaj Konference dhe tha  se kjo konferencë shkencore, do të paraqesë ngjarjet kronologjike të përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

“Liria dhe çlirimi erdhi pas përpjekjeve për çlirim, 20 vjet pas luftës. Shprehim nderim për dëshmorët e UÇK- së dhe pjesëtarët e NATO -s. Kjo konferencë ka rëndësi të madhe, sepse kumtesat e paraqitura do të paraqesin ngjarjet shumë të rëndësishme për Kosovën”, tha Sahiti.

Në vazhdim, zv/ministri Sahiti, ka uruar që kjo konferencë të ketë sukses dhe theksoi se, ngjarjet si kjo na motivojnë më shumë në angazhimet e parbashkëta në forcimin e shtetit dhe të demokracisë, në rrugëtimin e pandalshëm drejt së ardhmes së vendit tonë.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.