MASHT

ZV/MINISTRI PUPOVCI MERR PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE PËR MËSIMIN GJATË GJITHË JETËS

25 Qershor, 2021

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka marrë pjesë në koferencën ndërkombëtare për mësimin gjatë gjithë jetës, të organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) dhe Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF).

Në ditën e fundit të kësaj koference, e cila ka filluar më 21 qershor, u organizua paneli për ndryshimet në sistem, ku zëvendësministri Pupovci ishte panelist krahas zyrtarëve të lartë të UNESCO dhe ETF, si dhe zëvendësministrit të Arsimit të Ukrainës.

Zëvendësministri Pupovci, ndër të tjera theksoi se, bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e arsimit, trajnimit dhe mësimit gjatë gjithë jetës duhet të përqëndrohet në avancimin e digjitalizimit në të gjitha vendet, si dhe forcimin e kapaciteteve vendore për të menaxhuar ndryshimet në këto fusha.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.