MASHT

Zv/ministri Bërdynaj mori pjesë në punëtorinë treditore për hartimin e Kurrikulës Bërthamë për Edukimin Parashkollor

24 Gusht, 2016

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Agim Bërdynaj mori pjesë në punëtorinë treditore lidhur me hartimin e Kurrikulës Bërthamë për Edukimin Parashkollor, e cila ka për qëllim identifikimin e konteksteve kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin e Kurrikulës, faktorët që e influencojnë dhe formojnë Kurrikulën, lidhjen mes mësimit të hershëm dhe standardeve të zhvillimit dhe elemente të tjera të rëndësishme të Kurrikulës.

Zv/ministri Bërdynaj me këtë rast ka vlerësuar se, UNICEF-i në kontinuitet ka mbështetur zhvillimin e arsimit parashkollor, bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë edhe sa i përket procesit të hartimit të Kurrikulës Bërthamë për Edukimin Parashkollor, si një dokument strategjik për zhvillimin e këtij sektori të arsimit në Kosovë.

Zv/ ministri Bërdynaj ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit në finalizimin e këtij dokumenti, ndërkaq ka shtuar se hartimi i Kurrikulës Bërthamë për Edukimin Parashkollor po kalon nëpër një proces të ndjeshëm i cili po zhvillohet nga njerëz kompetent.

Ndërsa, James Mugaju, zëvendës-shefi i UNICEF-it në Kosovë theksoi se janë të gatshëm të mbështesin dhe të vazhdojnë bashkëpunimin lidhur me zhvillimin e fëmijërisë së hershme.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.