MASHT

Zv/ministri Bërdyna mori pjesë në konferencën përmbyllëse të Programit Kornizë “ Arsimimi për një të Ardhme të Qëndrueshme”

27 Prill, 2017

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Agim Bërdyna mori pjesë në konferencën përmbyllëse të Programit Kornizë “AZHQ në Ballkanin Perëndimor: Arsimimi për një të Ardhme të Qëndrueshme”. Ky program pesëvjeqar është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe implementuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit.

Zv/ministri Bërdyna theksoi se, çështja e mjedisit është është modul i rëndësishëm ndërkurrikular, për të cilin ka nevojë sektori i arsimit në Kosovë.

“Është një program mjaft atraktiv i cili ka të bëjë me pjesët ndërkurrikulare, siç është çështja e mjedisit. Është bërë një punë e madhe dhe qëllimi ynë është që programe të tilla t’i bëjmë të qëndrueshme. Për t’i bërë të tilla ne kemi punuar në atë drejtim që këto të jenë pjesë e kurrikulave tona, në module të caktuara”, është shprehur ministri Bërdyna.

Zv/ministri Bërdyna tha se, MAShT ka bashkëpunuar edhe me shtete të tjera, të cilat janë të përfshira në këtë program, në konferenca të ndryshme, ndërkaq vlerësoi punën e sektorit të kurrikulave në Ministrinë e Arsimit dhe profesorët të cilët kanë qenë të kyçyr në këtë proces.



Zv/ministri Bërdyna ka kërkuar që të vazhdohen projekte të tilla, në të cilat do të përfshiheshin komponenta të ckatuara të cilat i përkasin sektorit të arsit. Gjatë kësaj konference janë prezantuar të arriturat e këtij programi, i cili ndër të tjera është zbatuar në disa shkolla të Kosovës, përmes Paketës së Gjelbër dhe Paketës së Gjelbër Junior.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.