MASHT

Zëvendësminstrja Anila Statovci Demaj mori pjesë në takimin e 40 të Bordit Drejtues të PISA-s

29 Tetor, 2015

Zëvendësministrja, e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci Demaj, përfaqësoi Kosovën në takimin e 40 të Bordit Drejtues të PISA-s i cili u mbajt në Mynih të Gjermanisë. 

Ne ketë takim ku morën pjesë përfaqësues të  rreth 70 vende nga e gjithë bota u diskutuan tema te rëndësishme rreth testit  PISA,  të zhvilluar në vitin 2015, si dhe  analizat e nxjerra nga seancat e mëparshme te testimit dhe rezultatet e hulumtimeve të ndryshme , mbi bazën e te cilave u kërkuan të merren vendimet për PISA 2018. 

Me ketë rast bordi i shteteve pjesëmarrësve mori edhe vendimet e rëndësishme qe kanë të bëjnë me standardet teknike, dizajnimin e anketimit si dhe implementimin e PISA 2018.

PISA (Programme for International Student Assessment) apo Programi Ndërkombëtar për Vlerësim te Nxënësve , është një test ekstern ndërkombëtar, qe mbahet çdo tri vjet dhe ka për qëllim të vlerësojë sistemet arsimore në mbarë botën duke testuar aftësitë dhe njohuritë e nxënësve  të moshës 15-vjeçare , si dhe u mundëson shteteve pjesëmarrëse qe të krahasojnë performancën e nxënësve  në periudha te ndryshme kohore  si dhe ndikimin e politikave arsimore te vendeve te tyre.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.