MASHT

ZËVENDËSMINISTRJA MALOKU BËRDYNA PRITI NJË DELEGACION NGA HORIZON EUROPE

19 Shtator, 2022

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni Evropian i Komitetit të Përbashkët të Kërkimit dhe Inovacionit BE-Kosovë, HORIZON EUROPE, për herë të parë pas pranimit të Kosovës si vend i asociuar në këtë program të rëndësishëm ndërkombëtarë të shkencës.

Zëvendësministrja Maloku Bërdyna me këtë rast theksoi se ndjehet e lumtur që po shënohet themelimi zyrtar i Komitetit të Përbashkët të Kërkimit, siç parashihet në Marrëveshjen e Asociimit të Horizon Europe, dhe hap rrugën përpara për bashkëpunimin në hulumtim dhe inovacion ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Maloku Bërdyna tha se, në Ministrinë e Arsimit është duke punuar shumë për të ngritur strukturat e nevojshme që i mundësojnë Kosovës pjesëmarrjen aktive në program, në mënyrë që të zhvillohen kapacitetet kërkimore dhe inovative në të njëjtin nivel me praktikat evropiane.

Ndër të tjera, zv/ministrja Maloku Bërdyna theksoi se, me synimin për të promovuar programin dhe për të maksimizuar potencialin e tij për komunitetet tona të kërkimit dhe inovacionit, së fundi është lansuar Platforma Horizon Europe për Pikat tona Kombëtare të Kontaktit, duke ofruar kështu një adresë që mbledhë informacionin thelbësor rreth programit dhe mundësitë e tij të shumta.

Zëvendësministrja Maloku Bërdyna dhe Ruta Zarnauskaite, shefe e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Kërkimit dhe Inovacionit kanë nënshkruar dokumentin e përbashkët për rregullat dhe procedurat e këtij Komiteti, i cili është i paraparë në marrëveshjen e Asocimit të Kosovës me BE. Ky dokument ka për qëllim të sigurojë zbatimin efektiv dhe të duhur të marrëveshjes si dhe funksionimin efektiv të Komitetit.

Në takim pjesëmarrës ishin përfaqësues nga MASHTI, MINT-i, BE-ja, zyra e BE-së në Kosovë dhe KKSH. Qëllimi i takimi ishte prezantimi i të arriturave, vështirësive dhe pjesëmarrjes në program Horizon Europe.

Ndryshe, Kosova i është bashkuar Programit Horizon Europe në dhjetor të vitit 2021 dhe e ka ratifikuar marrëveshjen në Parlament në janar 2022.

Last modified: 19 Shtator, 2022

Comments are closed.