MASHT

ZËVENDËSMINISTRI PUPOVCI MORI PJESË NË HAPJEN E AKTIVITETEVE PËR SHËNIMIN E JAVËS GLOBALE TËNDËRMARRËSISË

8 Nëntor, 2021

08 Nentor 2021

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka marrë pjesë në hapjen e aktiviteteve në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, e cila është organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB nëbashkëpunim me UN Women dhe Innovation Center Kosova.

Në forumin “Rëndësia e javës globale të ndërmarrësisë”, si aktiviteti i parë për shënimin e kësaj jave, morën pjesë edhe ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, njëherësh edhe themeluese e Fondacionit Jahjaga, Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, zv/sekretarja e Ambasadës së Japonisë, Kurimoto Kay, shefja e Zyrës së UN Women, Vlora Tuzi Nushi dhe nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Jeta Statovci.

Me këtë rast, zv/ministri Pupovci, duke folur për shkathtësitë qëkërkohen në ndërmarrësi, theksoi se vendi ku njerëzit në masë tëmadhe pajisen me këto shkakthësi është sistemi i arsimit. 

Ndërsa, Zëvendësministri përmendi edhe pozitën e grave dhe vajzave në sistemin e arsimit dhe tha se kjo pozitë ka ndryshuar pozitivisht gjatë këtyre dekadave të fundit. Por, ai tha se lëvizja e madhe që është bërë në arsimimin e grave dhe vajzave, nuk është reflektuar edhe në fushën e punësimit, ndërsa theksoi se dallime të mëdha vërehen edhe në fushën e ndërmarrësisë. 

Prandaj, zv/ministri Pupovci tha se, përderisa arritjet në shkollimin e femrës na bëjnë të besojmë se jemi shoqëri e emancipuar, ngecjet në punësimin e saj na tregojnë se mendësia e vjetër ende nuk ka ndryshuar në masë të duhur. Ai theksoi se është në interesin më të mirë të Kosovës që progresi i dukshëm në shkollimin e femrës të reflektohet edhe në përmirësimin e pozitës së saj në shoqëri, sepse kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjes dhe në edukimin e fëmijëve. 

Përveç zbatimit të legjislacionit antidiskriminues, zv/ministri Pupovci tha se, në këtë drejtim ka rol të veçantë sistemi i arsimit. Ai theksoi se programet mësimore dhe tekstet mësimore duhet të jenë të tilla  që të sjellin shembuj të thyerjes së stereotipeve gjinore. 

Gjithashtu, zëvendësministri Pupovci tha se duhet të punohet me mësimdhënës që modelet e barazisë gjinore t’i sjellin në klasë, në mënyrë të përshtatshme, që ndikon në ndërtimin e mendësisë së re, si tek djemtë ashtu edhe tek vajzat, ndërsa theksoi se duhet të punohet më shumë me prindër që stereotipet gjinore të thyhen edhe brenda familjes, ku vazhdojnë të ekzistojnë.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.