MASHT

Zëvendësministri Berdyna zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës italiane për ndihmë në Ballkan

26 Janar, 2017

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Agim Berdyna ka pritur në takim përfaqësuesin e Shoqata italiane për ndihmë në Ballkan, z. Nazmi Berisha.

“Shoqata për ndihmë në Ballkan” ka kontribuar në sistemin e arsimit në Kosovë në përgjithësi, sidomos në shkollat të cilat kanë të integruar nxënësit e komuniteteve pakicë.

Zëvendësministri Berdyna, e ka njoftuar z. Berisha rreth zhvillimeve në arsim, njëkohësisht shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Arsimit për të bashkëpunuar ngushtë me këtë Shoqatë, në realizmin e projekteve të cilat kanë për qëllim avancimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Ndërsa theksoi se, Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar që të ofrojë arsim cilësor për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Përfaqësuesi i Shoqatës për ndihmë në Ballkan, z. Nazmi Berisha, kërkoi nga MAShT që të mbështesë iniciativën e përfaqësuesve të kësaj Shoqate që të vizitojë disa nga shkollat  në të cilat mësojnë nxënësit e komuniteteve dhe me të cilat kanë bashkëpunim të vazhdueshëm, për të parë nga afër nevojat e nxënësve për mbështetje të mëtutjeshme.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.