MASHT

Urimi i ministrit Bytyqi për fillimin e vitit të ri akademik 2017/2018

2 Tetor, 2017

Të dashur studentë,
Të nderuar profesorë,

Baza e zhvillimit të një shoqërie dhe të një shteti janë universitetet, prandaj edhe universitetet tona e kanë këtë mision. 

Studentët tanë kanë pasur edhe një mision tjetër gjatë historisë më të re të Kosovës: ta bëjnë këtë vend të lirë dhe të pavarur. Prandaj, ata, bashkë me profesorët e tyre iu kanë prirë proceseve të rëndësishme.

Tani, studentët kanë një detyrë tjetër para vetes. Ata duhet ta zhvillojnë këtë vend dhe ta bëjnë sa më të fuqishëm, në mënyrë që Kosova të ecë krahas shteteve të zhvilluara.

Të dashur studentë dhe mësimdhënës,

Uroj të keni një vit të suksesshëm akademik. Le të punojmë të gjithë së bashku që të arrimë synimet e përbashkëta për cilësi, që të avancojmë standardet universitare dhe mbi të gjitha, të jemi të përgatitur dhe kokurrent në tregun evropian dhe më gjerë.

Uroj që puna juaj në të ardhmen të jetë bazë e fuqishme për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës!

Suksese!

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.