MASHT

Urimi i ministrit Bytyqi për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

16 Shkurt, 2018

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar shqiptarë kudo që jeni,

Në këtë ditë të madhe, kur Kosova po shënon 10 vjetorin e pavarësisë, i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, të gjithë ata që i kontribuan lirisë dhe pavarësisë në forma të ndryshme.

Shteti i Kosovës nuk do të bëhej pa punën e intelektualëve, mësimdhënësve, mjekëve dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut për shtetësinë e Kosovës. Por, mbi të gjitha, ky shtet nuk do të bëhej pa luftën çlirimtare, sikur edhe pa ndihmën e ShBA-së, NATO-s dhe të gjitha vendeve mike, të cilat u jemi mirënjohës përjetësisht.

Tash kur Kosova po shënon ditëlindjen e 10-të si shtet i pavarur, është detyrë e jona që ta zhvillojmë dhe ta bëjmë një vend të fuqishëm që ecë sigurt përkrah vendeve të zhvilluara të botës. Dhe, ne do ta bëjmë këtë me përkushtimin tonë për zhvillim në të gjitha fushat, e sidomos në fushën e arsimit që është edhe baza e zhvillimit në fusha të tjera.

Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë!

Me respekt,

Shyqyri Bytyqi – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.