MASHT

Urimi i ministrit Bytyqi me rastin e festave të nëntorit

27 Nëntor, 2017

Me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe të gjitha festave të rëndësishme të Nëntorit, uroj të gjithë nxënësit, studentët, mësimdhënësit, punonjësit e institucioneve arsimore dhe shkencore, familjet e tyre, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë.

Uroj që nxënësit dhe studentët të tregojnë suksese dhe mësimdhënësit të jenë të përkushtuar në punën e tyre, që të arrijmë të gjithë së bashku të rrisim cilësinë në arsim, sepse kjo është vepra më e mirë, me të cilën nderojmë kombin dhe të gjithë ata që u flijuan për Atdhe e për Flamur!

Urime Ditën e Flamurit!

Suksese!

Shyqiri Bytyqi,
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.