MASHT

Urimi i ministrit Bajrami për fillimin e vitit të ri akademik

1 Tetor, 2015

Të dashur studentë, 

Me rastin e fillimit të vitit akademik 2015/2016, kam kënaqësinë të ju uroj fat dhe suksese të mëtutjeshme gjatë studimeve universitare. Në këtë ditë të veçantë, i uroj të gjithë studentët që për herë të parë i bashkohen komunitetit akademik dhe fillojnë rrugën e tyre të ngritjes intelektuale që do të ju shërbejë gjatë gjithë jetës. 

Duke besuar në përkushtimin dhe suksesin e juaj, ju ftoj që gjatë studimeve të përqendroni gjithë energjinë tuaj në kërkim të standardeve më të mira të studimit dhe etikës akademike. 

Para jush breza të shumtë studentësh kanë ngritur fuqishëm zërin dhe kanë sakrifikuar deri në flijim, për të mundësuar që sot ju të shkolloheni të lirë dhe në kushte shumë më të mira. Këto vlera duhet të shërbejnë për ju si ideale për të ju inkurajuar që të angazhoheni pandalshëm, të jeni kërkues, të zhvilloni mendimin kritik, të mbroni dinjitetin tuaj dhe çdoherë të respektoni mendimin ndryshe.

E ardhmja është e juaja dhe ju mund ta bëni atë të jetë më ndryshe, më e mirë për ju dhe për vendin tonë. 

Ju dëshiroj një vit akademik të suksesshëm!


Me respekt,
Prof. Dr. Arsim Bajrami,
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.