7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e veçantë në kalendarin e arsimit kombëtar. Në këtë ditë, kujtojmë rolin historik të mësuesit shqiptar që nga fillet e arsimit shqip.
Kujtojmë përkushtimin dhe sakrificën e tyre në përhapjen dijes dhe kontributibutin e tyre në emancipimin e shoqërisë dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare.
Roli i mësuesit është shumë i rëndësishëm për edukimin e brezave të rinj, të cilët do ta fuqizojnë familjen dhe shtetin tonë.
Vetëm me kontributin tuaj, ne do të mund të përshpejtojmë rrugën drejt një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Jam i bindur se së bashku mundemi që Kosovës t’ia krijojmë një sistem të avancuar të edukimit.
Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!
Arsim Bajrami,
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Last modified: 30 Gusht, 2022