MASHT

Universitetet publike sivjet pranojnë 15.487 studentë të rinj

7 Korrik, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka aprovuar sot numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2016/2017 është 15.487, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 përqind për studentët e komuniteteve joshumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës.

MAShT njofton të gjithë kandidatët e interesuar për studime në universitetet publike se prej nesër do të fillojnë të hapen konkurset për pranim në universitetet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj. 

Bashkëlidhur i gjeni vendimet për secilin universitet.

Vendimi me nr 142-01-b per UP Isa Boletein Mitrovice

Vendim nga KM per numerin e studenteve per vitin ak. 2016-17 per UP Fehmi Agani Gjakove 2998

Vendim nga KM per numerin e studenteve per vitin ak. 2016-17 per UP Hasan Prishtina 2947

Vendim nga KM per numerin e studenteve per vitin ak. 2016-17 per UP Haxhi Zeka Peje 3030

Vendim nga KM per numerin e studenteve per vitin ak. 2016-17 per UP Kadri Zeka Gjilan 3031

Vendim nga KM per numerin e studenteve per vitin ak. 2016-17 per UP Ukshin Hoti Prizren 3028

Vendim nga KM per numerin e studenteve per vitin ak. 2016-17 per USHA Ferizaj 3029 

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.