Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e objektit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ganimete Terbeshi” në Ponoshec të Gjakovës.
Me këtë rast kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci kanë uruar banorët për fillimin e ndërtimit të shkollës së re, me shpresën se kjo shkollë do të shërbejë për edukim dhe arsimim cilësor të fëmijëve të kësaj ane.
Kryeministri Kurti ndër të tjera tha se ndërtimi i kësaj shkolle dhe shkollave të tjera që do të ndërtohen është investimi më i mirë.
Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi rëndësinë që ka përmirësimi i infrastrukturës për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Ministrja tha se, fëmijët e fshatit Ponoshec do të kenë infrastrukturë dhe ambiente mësimi të cilat do të ngrisin cilësinë e të nxënit dhe do të ndikojnë në përmirësimin e rezultateve.
Ndryshe, për vitin 2023 në vendin tonë MAShTI do të investojë në ndërtimin e 11 çerdheve, 4 sallave të edukatës fizike, 5 – Shkollave Fillore të Mesme të Ulëta, si dhe 16 renovime dhe adaptime te objekteve shkollore në çerdhe për fëmijë.
Objekti i shkollës dhe sallës së edukatës fizike kanë sipërfaqe 2800 metër katrorë, përfsfirë klasat për mësim dhe hapësirat ndihmëse, si dhe hapësira të destinuara për parashkollorë, ndërsa vlera finaciare për komplet projektin është 1,200,000.00 euro
Last modified: 20 Tetor, 2022