MASHT

U prezantua Draft Strategjia për Arsim 2022-2026

18 Qershor, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka prezantuar Draftin e Strategjisë së Arsimit 2022-2026, i cili brenda këtyre ditëve pritet që të dalë në dëgjim publik.

Drafti i Strategjisë së Arsimit paraqet dokumentin kryesor për zhvillimin e sektorit të arsimit në Kosovë në periudhën 2022-2026.

Strategjia e Arsimit 2022-2026 bazohet në Planin e Qeverisë së Kosovës 2021-2025, analizën e gjendjes të fushave prioritare të sektorit të arsimit dhe Draft Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030.

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka theksuar se, dokumenti i prezantuar është udhërrëfyes për politikat arsimore për pesë vitete e ardhshme, me synimin për të përmirësuar rezultatet në arsim.

Ministrja Nagavci falënderoi grupet punuese, partnerët zhvillimorë dhe të gjithë akterët tjerë të cilët kanë kontribouar në hartimin e këtij dokumenti, ndërsa tha se mirëpret edhe komentet pas dales së dokumentit në dëgjim publik.

Duke folur për objektivat strategjike të arsimit, ministrja Nagavci tha se, për secilin nga objektivat është përgatitur plani i veprimit me aktivitete specifike, kostoja përkatëse dhe

gjitha detajet që e mundësojnë zbatimin e planit.

Ndër të tjera, Nagavci bëri të ditur se, Draft Strategjia brenda këtyre ditëve do të kalojë në diskutim publik dhe do të qëndrojë i hapur deri më 8 korrik, për të ofruar kështu mundësi për të gjithë ata të cilët shprehin interesimin për të kontribuar në plotësimin e këtij dokumenti.

Ndryshe, Draft Strategjia e Arsimit 2022-2026 përmban 5 objektiva strategjike, për 5 fushat prioritare:

1. Rritje e përfshirjes dhe qasje e barabartë në edukimin në fëmijërinë e hershme;

2. Ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë dhe ofrimit të mësimdhënies cilësore;

3. Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me zhvillimet dinamike të teknologjisë dhe tregut të punës, në funksion të mësimit gjatë gjithë jetës;

4. Përmirësimi i cilësisë, integritetit dhe konkurrueshmërisë së arsimit të lartë;

5. Përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe të cilësisë në arsim, në përputhje me trendet e transformimit digjital.

Linku: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41439&fbclid=IwAR1qHNTq0LIKFFPABduQIJs14sGHYiJ4J_XXlE717rxJP_sX1UiFVi1Fdo0

Last modified: 18 Qershor, 2022

Comments are closed.