MASHT

U mbajt Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta

26 Maj, 2017

Rreth 32 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën, i janë nënshtruar sot Testit të Arritshmërisë të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

I tërë ky proces, i filluar në orën 10:00 në të gjitha qendrat ku është mbajtur testimi, ka shkuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi, e cila do të ndikonte në rezultatet e testit përgjatë 150 minuta sa ka zgjatur testimi. 

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 106 qendra të testimit në gjithë vendin, ndërsa është administruar nga rreth 3 mijë administrues të angazhuar nga MAShT.

Ky testim i nxënësve të klasave të nënta ka për qëllim që të bëj orientimin e nxënësve për regjistrim shkollimin e mesëm të lartë.

Publikimi i rezultateve të Testit do të bëhet më 5 qershor 2017. 

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.