MASHT

U LANSUA RAPORTI I VLERËSIMIT TË KAPACITETEVE KËRKIMORE NË UNIVERSITETET E KOSOVËS

30 Prill, 2021

Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë (IBCM), së bashku me MASHTI-n dhe universitetet publike në Kosovë është duke zbatuar projektin “Përmirësimi i kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë (Enhancing Research Culture in Higher Education in Kosovo – ResearchCult)”, i cili financohet nga Komisioni European, në kuadër të Programit Erasmus +.

Në vazhdën e këtij bashkëpunimi, sot në ambientet e Kolegjit IBCM është bërë lansimi i raportit rreth vlerësimit të kapaciteteve kërkimore në Universitetet e Kosovës.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci ka falënderuar gjithë partnerët që kanë kontribuar në këtë raport dhe është zotuar se MASHTI do të vazhdoj të mbështesë aktivitetet të tilla.

Ministrja Nagavci ka thënë se, aktivitetet që janë duke u zhvilluar në këtë projekt janë mundësi e mirë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe integrimin në Zonën Evropiane të arsimit të lartë.

Raporti i prezantuar përmbanë të dhëna rreth numrit të hulumtuesëve, angazhimit të stafit akademik në kërkim shkencor, mbështetjen e hulumtuesve të rinj, mbështetjen e ngritjes së kapaciteteve në IAL, të cilat janë elemente tejet të rëndësishëme për të ndihmuar edhe në nivelin e politikëbërjes dhe adresimin e të gjeturave.

MASHTI ka fond të ndarë për fushën e shkencës dhe projektin e mbështetë me një fond prej 30.000 euro, të cilat do të kontribuojnë në disa aktiviteteve, të cilat do të realizohen në vijim.

Në konferencë morën pjesë me prezencë fizike rektorë e prorektorë të universiteteve, përfaqësues të Zyres së BE-së në Kosovë, dhe akterë tjerë nga arsimi i lartë dhe shkenca, ndërsa kontribues përmes pjesëmarrjes online ishin stafi akademik nga universitetet partnere.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.