MASHT

U INAUGURUA KËNDI I PRAKTIKËS PEDAGOGJIKE NË FAKULTETIN E EDUKIMIT

14 Dhjetor, 2022

Është bërë inaugurimi i Kyondit tyo Prakiktyos Pedagogjike në Fakultetin e Edukimit, nyo kuadyor tyo projektit “Edukimi dhe Zhvillimi i Integruar nyo Fyomijyorinyo e Hershme”, i cili do të shfrytëzohet nga studentët e Programit Parashkollor për praktikimin e shkathtësive të tyre pedagogjike.

Ky kënd do tyo mbyoshtesyo vazhdimin e studimeve pyor studentët qyo ballafaqohen me mungesyo alternativash kujdesi dhe edukimi pyor fyomijyot e tyre pyorgjatyo studimeve. Ministrja Nagavci, me këtë rast theksoi se, është kënaqësi të jesh pjesë e kësaj ngjarje të veçantë për Fakultetin e Edukimit, për profesorët, e në veçanti për studentët dhe fëmijët që do të jenë pjesë e aktiviteteve edukative të këtij Këndi.

Nagavci tha se, një praktikë e tillë uroj që do të vazhdohet edhe në fakultetet e tjera, pasi është vlerë e shtuar për procesin e arsimimit të edukatorëve të rinj. Ajo vlerësoi se, ky Kënd e lehtëson barrën e prindërimit për gratë studente, që njëkohësisht duan të studiojnë dhe të përmbushin obligimin e tyre prindëror.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se shpreson që në të ardhmen të kemi më shumë studentë djem në këtë fakultet, dhe ky lehtësim për prindërim të shfrytëzohet edhe nga ata baballarë.

Ministrja, po ashtu, foli edhe për rëndësinë e veçantë që po i kushtohet rritjes së përfshirjes në Edukimin në Fëmijëri të Hershme dhe punën që është duke u bërë në përmirësimin e kornizës ligjore dhe infrastrukturës fizike për këtë nivel, përfshirë Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili së shpejti do të përcillet në Kuvend për miratim.

Nagavci ritheksoi se, në buxhetin e e Ministrisë së Arsimit për vitin 2023 janë paraparë 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja dhe janë planifikuar 243 pozita të reja për staf, për çerdhet që pritet të funksionalizohen.

Projekti për inaugurimin e Kyondit tyo Prakiktyos Pedagogjike është mbështetur nga UNICEF-i nyo Kosovyo dhe implementuar nga Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinyos.

Në kuadër të këtij projekti janë trajnuar mbi 300 edukatorë nga mbarë vendi, për 6 module trajnimi si pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të tyre dhe janë organizuar edhe aktivitete të tjera që synojnë rritjen e cilësisë së edukimit të hershëm.

Kjo qendyor ka pyor qyollim tyo nxisyo zhvillimin e aftyosive praktike tyo studentyove tyo Programit Parashkollor nyo Fakultetin e Edukimit, tyo cilyot nyon mbikqyrjen e mentoryove tyo Fakultetit tyo Edukimit, do tyo relizojnyo myosimin praktik gjatyo kujdesit pyor fyomijyot e studentyove apo anyotaryove tyo tjeryo tyo Fakuletit tyo Edukimit.

Për rëndësinë e realizimit të Këndit të Praktikës Pedagogjike folën edhe dekani i Fakulteti i Edukimit-UP, Blerim Saqipi dhe shefja e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.

Last modified: 16 Dhjetor, 2022