MASHT

U hap Panairi “Vëzhgo, merr pjesë dhe mëso” në kuadër të “Javës së të mësuarit gjatë gjithë jetës”

29 Shtator, 2016

Në kuadër të aktiviteteve “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”, të organizuar nga MAShT, MPMS dhe MKRS, të përkrahur nga DVV International, ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka hapur sot Panairin “Vëzhgo, merr pjesë dhe mëso”, në Prishtinë.

Ministri Bajrami, me këtë rast tha se, ky Panair është një rast i mirë që nxënësit, shkollat dhe institucionet tjera të prezantohen me të arrituart e veta, në fushat e arsimit dhe aftësimit profesional. Kjo njëherësh dëshmon përkushtimin e MAShT dhe institucioneve tjera të larta të vendit, për t’ iu krijuar mundësi nxënësve dhe kandidatëve për të shprehur afinitetin kreativ, njëherësh të interesarve u ofron mundësi të njihen me programet arsimore dhe aftësuese që ofrojnë institucionet publike dhe private.

Në këtë panair po prezantohen me programet dhe punimet e tyre Shkollat Profesionale, Qendat e Aftësimit Profesional, Qendrat Rinore, OJQ , ofrues privat të trajnimeve dhe Kolegje. Panairi është i shtrirë në tri qytete të Kosovës: Prishtinë, Pejë dhe Prizren.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.