MASHT

Telegram ngushëllimi Familjes Salihu

3 Tetor, 2011

E nderuara Familje Salihu, Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vrasjen e më të dashurit Tuaj – Remzi Salihut, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ky lajm na tronditi pa masë, sepse Remzi Salihu ishte një zë i fuqishëm dhe bashkëpunëtor i devotshëm në të gjitha proceset që janë zhvilluar për vite me radhë në arsimin e Republikës së Kosovës.

Kontributi i tij për arsimin në përgjithësi do të çmohet dhe respektohet nga të gjithë, sepse ai dha shembullin e njeriut të përkushtuar në profesionin e tij për të mirën e vendit të vet. Ndershmëria e Remzi Salihut dhe përkushtimi në punë e bëjnë atë një nga personazhet shembullore të historisë së zhvillimit të proceseve moderne të arsimit në Kosovë.

Prandaj, ju lutem që në emër timin personal, të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe të të gjithë punonjësve të arsimit në Kosovë të pranoni ngushëllimet më të sinqerta!


Ramë Buja
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.