MASHT

Telegram ngushëllimi, E nderuara familje Stavileci, Me pikëllim dhe dhimbje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Esat STAVILECI.                    

17 Gusht, 2015

E nderuara familje Stavileci, Me pikëllim dhe dhimbje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Esat STAVILECI.

E nderuara familje Stavileci,

Me pikëllim dhe dhimbje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Esat STAVILECI.

Ju keni humbur më të dashurin tuaj, ndërsa Kosova ka humbur një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe shkencës.

Me punën e palodhshme shumëvjeçare si profesor dhe studiues i shquar në fushën e drejtësisë, akademik Stavileci dha shembullin e njeriut të përkushtuar në profesionin e tij për të mirën e popullit të vet. Vepra e akademik Esat Stavileci është shembull për studiuesit e rinj. Emri i tij do të kujtohet me krenari në historinë shqiptare.

Akademik Esat Stavileci është fytyra e vërtetë e rrugëtimit të popullit tonë nëpër vite, për liri dhe për promovim të vlerave më të mirëfillta të arsimit dhe shkencës sonë.

Ju lutem që, në emër timin dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta.


Me respekt,

Arsim BAJRAMI, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.