MASHT

Telegram ngushëllimi, E nderuara familje Krasniqi, Me pikëllim të thellë e , morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Mark Krasniqi.

28 Gusht, 2015

E nderuara familje Krasniqi, Me pikëllim të thellë e , morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Mark Krasniqi.

Të respektuar  familjarë e miq të akademikut të nderuar , ju keni humbur më të dashurin tuaj , ndërsa Kosova ka humbur personalitetin  e shquar të arsimit , shkencës kulturës e të jetës shoqëroro- politike të vendit.

Me punën e tij të palodhshme , akademik Krasniqi , gjatë gjithë jetës  dha shembullin e njeriut të përkushtuar për arsimimin e brezave të rinj. Vepra e akademik Mark Krasniqi,  prej pedagogu, shkrimtari e veprimtari të çështjes kombëtare do të kujtohet përjetësisht në historinë shqiptare .

Akademik Mark Krasniqi, mbetet personifikim i njeriut që dekada të tëra të jetës , nuk pushoi  së punuari  për të mirën e vendit .


Me respekt , 
Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.