MASHT

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

23 Korrik, 2020

23 Korrik 2020

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Bajram Isniqi, i cili ishte një nga themeluesit e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Profesori Isniqi do të jetojë në kujtesën e shumë gjeneratave, të cilat i edukoi e arsimoi me përkushtim, ndërsa në historinë e arsimit shqip do të mbetet përgjithmonë një nga atdhetarët që të ardhmen e kombit e shihte në arsimimin e gjeneratave.

Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, miqve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë arsimdashësve!

Ramë Likaj, ministër i Arsimit dhe Shkencës!

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.