26 Mars 2021
Me dhembje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Familja Hoxha dhe gjithë shoqëria kanë humbur një njeri të çmuar dhe në një moshë të re, ndërsa arsimi i lartë një mësimdhënës që ishte duke dhënë kontributin e tij të vlefshëm në arsimimin e gjeneratave të reja dhe në zhvillimin e arsimit të lartë.
Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoxha, mësimdhënësve e studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti”, si dhe miqve e bashkëpunëtorëve të profesorit Rifat Hoxha!
Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit dhe Shkencës
Last modified: 8 Qershor, 2022