MASHT

Telegram ngushëllimi

16 Qershor, 2015

E nderuar familje Sfishta, Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të mësuesit Shaban Sfishta.

E nderuar familje Sfishta,

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të mësuesit Shaban Sfishta.

Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një një mësues të veçantë. Ishte i veçantë, sepse përveç që ishte i palodhshëm në arsimimin e shumë gjeneratave, mësuesi Shaban ia fali pagën e tij shtetit për gati 18 vite.

Prandaj, mësuesi Shaban Sfishta do të mbetet në historinë e arsimit shqip edhe me një vepër që e dallon nga të tjerët. Personaliteti i tij do të jetë frymëzues për gjeneratat që vijnë, sepse ta duash vendin si mësuesi Shaban, është një vlerë e lartë!

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.


Me respekt, 
Arsim Bajrami – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.