MASHT

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

9 Qershor, 2018

Me dhembje të thellë e morëm lajmin se legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë! Fadil Vokrri na ka bërë krenarë vit pas viti me lojën e tij, e me pas edhe me punën e përkushtimin për ta quar përpara futbollin kosovar dhe për të hapur rrugë për të gjithë ata talentë në këtë sport. Ai ishte frymëzim për gjenerata të tëra dhe si i tillë do të mbetet në historinë e futbollit shqiptar, ku ai la gjurmë të pashlyeshme. Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë, komunitetin e sportistëve dhe mbarë kombin shqiptar. U prehtë në paqe!

Last modified: 13 Qershor, 2022

Comments are closed.