MASHT

TË GJITHA SHKOLLAT E KOSOVËS JANË DUKE PUNUAR SIPAS SKENARIT RIKTHIMI

29 Tetor, 2021

29 Tetor 2021

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci ka bërë të ditur se, bazuar në të dhënat e Inspektoratit të Arsimit, në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës është duke u punuar sipas skenarit Rikthimi, siç e parasheh vendimi i Qeverisë.

Zv/ministri Pupovci shprehu përkushtimin e Ministrisë së Arsimit për normalizimin e plotë të procesit mësimor në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit dhe ftoi të gjitha palët për respektimin e masave për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Pupovci theksoi se, sipas këtij vendimi, procesi mësimor-edukativ në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor, zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike, nën mbështetjen, monitorimin dhe mbikëqyrjen aktive nga Task Forcat Komunale dhe Institucionale.

Ndërkaq, procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, zhvillohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.

Zv/ministri Pupovci ka folur edhe për hapjen e konkursit për ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2021-2022, ku fondi i përgjithshëm për këto bursa është 1 milion euro.

Ai ka theksuar se konkursi do të jetë i hapur nga data 25 tetor- deri më 8 nëntor 2021, në ora 16:00 dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët nga të gjitha fushat e studimit.

Pupovci po ashtu, bëri të ditur se Ministria ka publikuar edhe konkursin për bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Këto bursa kanë pasur ndikim pozitiv në rritjen e pjesëmarrjes së këtyre komuniteteve në arsimin e mesëm të lartë. Konkursi do të jetë i hapur deri më 5 nëntor, ndërsa do të jepen gjithsej 500 bursa.

Zv/ministri Pupovci është përgjigjur edhe në interesimin e gazetarëve në lidhje me ecurinë e procesit të përzgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore në Komunën e Prishtinës, duke thënë se Inspektorati është detyruar të bëjë kallëzim penal ndaj Komunës duke qenë se nuk është përfillur rekomandimi për anulim të konkursit.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.