MASHT

Sqarim për opinionin publik në lidhje me artikullin e botuar në gazetën “Koha Ditore”, të datës 13 mars 2018, me titull: Qeveria ndërhyri në Agjencinë e Akreditmit për llogari të privatëve”

13 Mars, 2018

MAShT sqaron si në vijim:

Pas pranimit të një ankese nga një institucion i arsimit të lartë në Kosovë, ne kemi kërkuar opinion ligjor nga Departamenti Ligjor në MAShT dhe në bazë të opinionit ligjor të pranuar nga departamenti në fjalë, është konstatuar se nuk është kompetencë e MAShT që të merret me këtë ankesë, por është në kompetencë të AKA-së.

Si rrjedhojë e kësaj, përmes një shkrese përcjellëse, kemi kërkuar që KSHC të merret me këtë ankesë dhe në asnjë moment nuk është bërë asnjë ndërhyrje në punën e AKA-së rreth çështjes në fjalë.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.