Zëvendësministri i MASHTI, Dukagjin Pupovci me bashkëpunëtorë mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit të Kosovës, ku u shqyrtua raporti i auditimit të MASHTI për vitin 2020.
Në fjalën e tij, Zëvendësministri falënderoi Zyrën Kombëtare të Auditimit për evidentimin e parregullsive dhe informoi se 13 nga 22 rekomandimet e auditorit tanimë janë zbatuar, 7 janë në proces të zbatimit, ndërsa zbatimi i dy rekomandimeve nuk varet drejtpërdrejtë nga MASHTI.
Interesim të veçantë zgjoi gjetja e auditimit për pagesën e 32 zyrtarëve të nacionalitetit serb, të cilët janë përfshirë para shtatë vitesh në listën e pagave të MASHTI, si rezultat i njërës nga marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE.
Zëvendësministri Pupovci njoftoi, se në pamundësi të vënies së kontaktit me këta zyrtarë, pagat e tyre për muajin shkurt do të pezullohen me qëllim që të njëjtit të paraqiten te punëdhënësi dhe t’i pranojnë detyrat e tyre të punës ose të deklarohen se a dëshirojnë të punojnë.
Last modified: 17 Maj, 2022