MASHT

Rreth 35 mijë nxënës të klasave të nënta sprovojnë njohuritë e tyre në “Testin e Arritshmërisë 2010”

28 Qershor, 2010

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ,ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të martën 29 qershor 2010 të organizoi me sukses testin e arritshmërisë për nxënës të klasave të nënta.
Provimi fillon në ora 10 00 dhe mbaron ne ora 13:00(kohëzgjatja 180 minuta).Testi do të mbahet në 31 qendra shkollore të komunave të Kosovës.

Rezultatet e arritura në këtë test, do të jenë mundësi e mirë e nxënësve që të përcaktohen në drejtimet e dëshiruara në shkollimin e mesëm.

Testi do të mbahet në 31 qendra shkollore të komunave të Kosovës ndërkaq për administrim dhe mbarëvajtje do të përkujdesen mësimdhënës të shkollave në komunat përkatëse.

Nxënësit do të sprovojnë dijen e tyre në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjuhët amtare të komuniteteve: Boshnjak dhe Turk; Gjuhë Angleze; Matematikë; Fizikë; Kimi; Informatikë; Histori ,Gjeografi dhe Edukatë Qytetare. Testi do të jetë përmbajtësish i njëjtë për të gjithë nxënësit e shkollave të Republikës së Kosovës.

Komisionet do të përbëhen nga: një anëtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), një i Drejtorisë Komunale për Arsim dhe Kulturë (DKAK) dhe drejtori i shkollës ku do të mbahet testi.

Kriteret e vlerësimit,qëllimi i testit dhe parimet themelore,janë përcaktuar në Udhëzimin Administrativ(U.A) për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve: U.A numër 50/04-datë 30.08.2010

Në test do të hyjnë 34 409 nxënës shqiptar, 234 nxënës turq dhe 426 nxënës të komunitetit boshnjak.

Publikimi i rezultateve do të bëhet me datë 08 korrik 2010. Ndërkaq ankesat eventuale mund të shtrohen për shqyrtim nga data 8-10 korrik 2010.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.