MASHT

Rreth 32 mijë maturantë iu nënshtruan Provimit të Maturës Shtetërore (pjesa e parë)

4 Qershor, 2016

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës ka organizuar Provimin e Maturës Shtetërore 2016 (pjesa e parë), të cilit këtë vit i janë nënshtruar rreth 30 mijë maturantë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami vizitoi maturantët që po i nënshtrohen Provimit të Maturës në qendrën e testimit në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, me ç’ rast vlerësoi se procesi i përgatitjes së testit ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe uroi maturantët të tregojnë rezultate të mira në test.

Ministri Bajrami theksoi se, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ky test i vlerësimit kombëtar të dalë me rezultate reale.

“Ministria e Arsimit dhe  DKA- të janë mobilizuar me të gjitha kapacitetet që sot të administrojmë me sukses këtë proces, në mënyrë që të kemi një maturë kredibile dhe profesionale, për të treguar edhe pjekurinë e sistemit arsimor. Të gjithë maturantëve ju dëshiroj suskes. Kjo do të jetë një pasqyrë dhe vlerësim real i rezultateve, sepse jemi të vendosur si shoqëri që të ndërtojmë një sistem arsimor cilësor”, ka theksuar ministri Bajrami.

Ministri Bajrami po ashtu ka rikujtuar se, këtë vit Testi i Maturës për herë të parë po organizohet me Ligjin e ri të Masturës, i cili mundëson që të gjithë nxënësit të pajisen me diploma, pa marrë parasysh rezultatet e treguara në provim.



Ndër të tjera, ministri Bajrami ka theksuar edhe vendosmërinë e Ministrisë së Arsimit për të identifikuar dhe adresuar përgjegjësinë ndaj të gjitha provokimeve dhe ndërhyrjeve të mundshme në proces. 

Për të parë nga afër se si po rrjedhë ecuria e mbajtjes së Provimit të Maturës, ministri Bajrami ka vizituar edhe maturantët, të cilët i janë nënshtruar provimit në qendrat e testimit në Lipjan, Shtime dhe Ferizaj. 

Provimit të Maturës Shtetërore 2016 i janë nënshtruar rreth 30 mijë maturantë, në 252 Qendra të Testimit, ndërsa për administrim janë të angazhuar rreth 3 mijë zyrtarë. 

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.