MASHT

Rezultati i përgjithshëm i arritëshmërisë është 55.04 përqind

8 Korrik, 2011

Testi i arritëshmërisë për nxënës të klasave të nënta , është administruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtorë të shkollave ku është mbajtur testi.

Ky test vlerësimi është organizuar me datë 29 qershor në 31 komuna përkatësisht në 92 qendra testimi. Në test janë përfshirë 32688 nxënës , prej tyre 32082 në gjuhën shqipe, 337 në gjuhën boshnjake dhe 269 në gjuhën turke.

Sipas të dhënave nga raporti i Njësisë për Standarde dhe Vlerësim në MASHT, rezultati i përgjithshëm i arritëshmërisë është 55.04 % .
Ndërsa, rezultati i arritshmërisë për nxënës që kanë vijuar mësimin në gjuhën shqipe është 54.95%, në gjuhën boshnjake 59.90%, kurse në gjuhën turke 59.50 %.

Testi i arritshmërisë është vlerësim i dijes së nxënësve, ndërsa pikët e fituara në këtë test , nxënësve do t’u ndihmojnë në përzgjedhjen e drejtimit të preferuar për shkollim të mesëm.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.