MASHT

REAGIM

12 Mars, 2020

12 Mars 2020

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) po e përcjellë me vëmendje zbatimin e vendimit të datës 11.03.2020 të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e procesit mësimor-edukativ në Republikën e Kosovës për shkak të masave parandaluese rreth koronavirusit (COVID – 19).

Sipas informacioneve të pranuara deri tani, MAShTI është njoftuar se në disa Komuna të Kosovës të banuara me popullatë shumicë serbe, vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës nuk është duke u respektuar.  MAShTI u bën thirrje të gjitha drejtorive për arsim në këto komuna që të marrin masa të menjëhershme që ndërprerja e procesit të mësimit të zbatohet konform vendimit të Qeverisë. MAShTI thekson se vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës është masë adekuate parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik, dhe në këtë drejtim, çdo tentativë për politizim të çështjes apo mos-zbatim të këtij vendimi, i cili ka karakter obligativ, është i papranueshëm dhe në kundërshtim edhe me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, përkatësisht nenit 250. 

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.