MASHT

REAGIM NDAJ KRONIKËS SË TRANSMETUAR NË KTV DHE KOHA.NET ME TITULL “MASHT-I PILOTON NË PRISHTINË PROJEKTIN QË NJË MËSIMDHËNËS TË LIGJËROJË VEÇ 2 LËNDË, PRINDËRIT KUNDËR”

8 Korrik, 2019

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) reagon ndaj lajmit të transmetuar në televizionin “Koha Vision” dhe në portalin “koha.net” të titulluar “MASHT-i piloton në Prishtinë projektin që një mësimdhënës të ligjërojë veç 2 lëndë, prindërit kundër” dhe shprehet tejet e shqetësuar se si një medium i tillë transmeton kronika të tilla, me informata të pavërteta.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë konsideron se adresimi i gabuar rreth këtij projekti dhe adresime tjera të kësaj natyre po i dëmtojnë edhe politikat tjera në të cilat është e angazhuar MAShT.

Ju informojmë se projekti që një mësimdhënës të ligjërojë veç 2 lëndë nuk është politikë e Ministrisë, madje MAShT ende nuk e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për vitin kalendarik 2019/20, ku do të përfshihen edhe politika  e Ministrisë, të cilat do tu dërgohen DKA-ve për ti zbatuar.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.