MASHT

REAGIM

30 Prill, 2019

30 Prill 2019

I indinjuar nga lajmi tronditës i veprimit ekstrem në shkollën „7 Marsi“shpreh vendosmërinë time dhe të MAShT për ta larguar dhunën nga shkollat tona! Ky veprim ekstrem, nuk tronditi vetëm sistemin e arsimit, por edhe gjithë opinionin tonë.

Dhuna nuk është, e as nuk do të lejojmë të bëhet as baza, as detyrimi i suksesit të askujt, as të fëmijëve, e as të personelit! Rasti i sotëm tregon se komunikimi institucione -prindër nuk në nivelin e duhur dhe se shkollat kanë nevojë për angazhimin real të psikologëve.

Kërkoj nga gjithë sistemi arsimor të vëhet në krye të detyrave të tyre! Secili nga ne, qofshim personel a prindër, u detyrohemi gjeneratave që janë në bankat e shkollimit t‘u shërbejmë me punë e përkushtim dhe t‘iu bëhemi shembëllimi i edukatës e të mirës!

Thërras të gjitha organet përgjegjëse t‘i shkojnë deri në fund këtij rasti!

Me respekt,

Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.