MASHT

R E A G I M

14 Shtator, 2011

Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim (DVSM) në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) reagon ndaj spekulimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për gjoja falsifikimin e Testit të Maturës.

Të dhënat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me rezultatet e provimit të Maturës shtetërore, ku thuhet se të dhënat e Testit të Maturës janë të dyfishura në 61 për qind, nuk qëndrojnë.

Kujtojmë LDK dhe “Grupin e Eskpertëve” të saj se që nga afati i qershorit deri në afatin e gushtit janë dy muaj kohë për përgatitje.

Gjithashtu, LDK thotë se janë manipuluar standardet e testit, por ne pyesim se si “ekspertët” e LDK kanë pasur mundësi të krahasojnë testin e qershorit me atë të gushtit, derisa testi ende nuk është bërë publik, andaj kjo për DVSM është me prapavijë politike.

Përpiluesit e teksteve janë ekspertë, të cilët e kryjnë punën e tyre të pavarur, mbi bazë të kritereve të caktura me standarde.

Të gjithë anëtarët e Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim kryjnë punën e tyre profesionale, që nga vitit 2003, andaj nuk është e drejtë që të politizohen çështjet profesionale me ato politike, sepse në kohën kur është themeluar ky Divizion, MASHT është udhëhequr nga vetë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në bashkëpunim me Komisionin Qendror Shtetëror të Maturës do të dalë me rezultate konkrete, pas përfundimit të tërë procesit të Maturës.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.