MASHT

Punëtori për fillimin e procesit të Torinos 2012

29 Nëntor, 2011

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës në bashkëpunim me Fondacionin Evropian për Trajnim (ETF) ka organizuar punëtori me temën “Fillimi i procesit të Torinos 2012” – Rishikimi i sistemeve dhe politikave kosovare të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) dhe Plani Strategjik zhvillimor 2011-2016 për mbështetjen e Sektorit të Arsimit në Kosovë.

Punëtoria pati për qëllim të prezantojë dhe të diskutohen qasjet e bazuara në dëshmi të politikave të AAP, si dhe të ndihmojë të vendosen themele e mundshme për formulimin e treguesve bazë arsimor dhe standardeve, duke diskutuar kuadrin e ri të BE-së të kornizës politike në Bashkimin Ervopian 2020. Gjithashtu, seminari kishte për qëllim që të fillojnë përgatitjet konkrete për ETF – Procesin e Torinos për 2012 për të diskutuar me politikëbërësit kombëtar dhe pjesëmarrësit kyç në atë se si njohuritë mund të transformohet në veprime përmes ngritjes së kapaciteteve.

Punimet e këtij seminari i përshëndeti zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, i cili foli për përkushtimin e MAShT për zhvillimin Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë konform trendeve bashkëkohore të këtij sektori arsimor.

Pjesëmarrësit diskutuan për atë se cilat përvoja dhe mësime të nxjerra janë në dispozicion dhe mund të ndahen për të rritur rolin e provave, dëshmive në politikëbërje për të vitet që vijnë.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me partnerët e zhvillimit është duke zbatuar reforma të përgjithshme, të cilat janë në zhvillim e sipër, duke marrë mësime nga përvojat e disponueshme.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.