MASHT

Njoftim: Një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë, i prirë nga ministri Myqerem Tafaj do të qëndrojë për një vizitë dyditore në Prizren, ku do të pritet nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj me bashkëpunët

23 Korrik, 2010

Qëllimi i kësaj vizite është thellimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës në mes të dy vendeve, me theks të veqantë në funksionalizimin e Universitetit të Prizrenit. Vizita e ministrit Tafaj dhe delegacionit të MASH, përkon edhe me periudhën e pranimit të studentëve të parë në këtë universitet.

Gjatë ditës së parë të viztës, e shtunë, 24 korrik 2010, duke filluar nga ora 16:00 do të ketë një takim pune në Hotelin “Sharr” në Prevallë të Prizrenit, ndërsa po këtë ditë, duke filluar nga ora 17:30, të dy ministrat, Hoxhaj dhe Tafaj do të mbajnë një konferencë me gazetarë.

Ndërsa, të dielen, datë 25 korrik 2010, të dy ministrat do të takohen me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, do të vizitojnë shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, do të vizitojnë Universitetin e Prizrenit, ku edhe do të mbajnë një konferencë për media.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.