MASHT

NJOFTIM

4 Mars, 2021

04 Mars 2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë përsipër që të përmirësojë gjendjen e gjuhës shqipe jo vetëm në institucionet arsimore, por për tërë banorët e Kosovës, përmes softuerëve që do të futen në përdorim në procesin e arsimit në të gjitha nivelet: në kopshte, në shkolla, në universitete, në administratën publike dhe shtetërore, në kompanitë private, dhe në përgjithësi për qytetarët kudo që janë dhe kudo që ata e përdorin kompjuterin.

Pjesë të pakos softuerike “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” janë:

·Portali www.gjuhashqipe.com

·Softueri “Sinonimia 1.0” dhe “Antonimia 1.0” për MS Office (Thesaurus)

·Softueri “Drejtshkrimori 3.0” për MS Office (Spellchecker)

·Softueri “Sintaksori 1.0” për MS Office (Grammar)

·Softueri “Fjalori elektronik shpjegues” me 80.000 fjalë dhe shprehje

·Softueri “Fillestarja digjitale”

·Softueri “Tastiera shqipe për MS Windows”

·Softueri i morfologjisë “Kulla e shqipes”

·Libri i madh i shqipes – printimi i materialeve gjuhësore të pakos softuerike “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.