Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton drejtoritë komunale të arsimit dhe të gjitha institucionet arsimore se, në pajtim me nenin 2 të Ligjit Nr.03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, të hënën më 3 maj, për nderë të Ditës ndërkombëtare të punës dhe të martën më 4 maj, për nderë të Pashkëve Ortodokse do të jetë festë zyrtare. Gjatë këtyre dy ditëve institucionet arsimore nuk do të punojnë dhe procesi mësimor do të vazhdojë të mërkurën nga data 5 maj.
Last modified: 8 Qershor, 2022